Përforcimet e padëshiruara
Andre Villas-Boas më herët gjatë javës u shkarkua nga posti i menaxherit të Tottenhamit. Dhe, tani kanë filluar të publikohen prapaskena interesante. Strategu portugez nuk aprovoi katër nga shtatë përforcimet e Tottenhamit të bëra gjatë afatit kalimtar të verës dhe kërkoi nga presidenti Daniel Levy të mos i blinte ata. Villas-Boas ishte kundër angazhimit të…

Sport
Andre Villas-Boas më herët gjatë javës u shkarkua nga posti i menaxherit të Tottenhamit. Dhe, tani kanë filluar të publikohen prapaskena interesante.
Strategu portugez nuk aprovoi katër nga shtatë përforcimet e Tottenhamit të bëra gjatë afatit kalimtar të verës dhe kërkoi nga presidenti Daniel Levy të mos i blinte ata.
Villas-Boas ishte kundër angazhimit të Erik Lamelas, Nacer Chadli, Vlad Chiriches dhe Christian Eriksen, katërshja që i kushtoi klubit londinez bashkërisht 56 milionë funte, por kërkesa e tij u injorua, raporton Sports Mail.
Villas-Boas kishte kërkuar nga Levy të blinte futbollistët, Hulk, Joao Moutinho dhe David Villa, derisa Tottenham bëhej gati për periudhën post-Bale, pas shitjes së uellsianit në Real Madrid.
Asnjëra prej kërkesave të tij nuk u aprovua, kurse të tjerët, Paulinho, Ettiene Capoue dhe Roberto Soldado ishin të kërkuar prej tij.