Përfitimet shëndetësore nga seksi

Studimet tregojnë se ndjenjat e dashurisë pasionante dhe intensive kanë efekt të njëjtë në receptorët e trurit tuaj njëlloj si paracetamoli, thonë studimet në Universitetin Shtetëror të Nju Jorkut.

Lifestyle

24/07/2014 20:53

Përfitimet që vijnë nga seksi

1. Dhimbje koke
Nëse keni një dhimbje koke të jashtëzakonshme, mos merrni pilula, por kryeni një mardhënie seksuale. Studimet tregojnë se ndjenjat e dashurisë pasionante dhe intensive kanë efekt të njëjtë në receptorët e trurit tuaj njëlloj si paracetamoli, thonë studimet në Universitetin Shtetëror të Nju Jorkut.

2.Ndihmoni veten
Kjo mund të jetë një recetë e lehtë ndonjëherë që ju mund ta merrni:
Masturboni së paku pesë herë në javë, pasi zvogëloni rrezikun e kancerit të prostatës me mbi një të tretën, pasi në këtë mënyrë gjendra e prostatës ndihet e lehtësuar.

3. Bëni seks rregullisht
Seksi i rregullt dhe i forcon kockat dhe muskujt, ndërsa kimikatet e lëshuara jashtë bëjnë që të rritet sistemi juaj imunitar. Tri herë në javë duhet me patjetër. Gjetja e një partneri është puna juaj.

4. Tregohuni i zgjuar
Ndjeheni pak i ngadaltë dhe mendoni se intelegjenca juaj nuk është në nivelin e duhur? Stimulimi i sjellë nga seksi nuk është vetëm për kënaqësi, ai shkelmon “veshjet” e dëmshme që krijohen rreth trurit tuaj.