Perfeksioni quhet Holandë

Holanda e ka mbyllur fazën e grupeve në mënyrë perfekte. Tulipanët i realizuan tri fitore nga po aq ndeshje, pasi e mposhtën Kilin 2:0, falë golave të Fer e Depay.

Sport

23/06/2014 20:52

Holanda ka treguar perfeksion të vërtet në fazën e grupeve, duke i fituar të tri ndeshjet. ‘Viktima’ e radhës e ekipit të Louis van Gaal ishte Kili, të cilin e mposhti 2:0.

Golin e parë për Tulipanët e shënoi Leroy Fer, në minutën e 77-të, kurse Depay i dha vulë lojës, duke shënuar në kohën shtesë.

Më parë, holandezët i kishin mposhtur edhe Spanjën e Australinë. Van Persie me shokë e mbyllën Grupin B si lider, ndërkohë që Kili përfundoi si i dyti, përpara Spanjës dhe Portugalisë.