Përfaqësuesit e Trump i ofruan faljen Assange në këmbim të identitetit të ‘spiunit’ mes demokratëve

Sot në seancën gjyqësore në Londër ndaj kreut te WikiLeaks Julian Assange, u tha se i ishte kërkuar identiteti i burimit të informacioneve negative për kapin elektoral të Hillary Clinton.

Bota

18/09/2020 23:27

Sipas deponimeve, dy figura politike që pretendonin të përfaqësonin Donald Trump i ofruan Julian Assange një marrëveshje të levërdisshme për të evituar ndjekjen penale dhe ekstradimin në SHBA.

Sipas marrëveshjes së propozuar, e prezantuar nga avokatja e Assange, Jennifer Robinson, kreut të Wikileaks i ofrohej falja në këmbim të zbulimit të burimit të email-eve të vjedhura nga kampi demokrat, me qëllim të eliminohej pretendimi se ato ishin vjedhur nga hakera rusë që ndihmonin Trump të fitonin zgjedhjet e 2016.

Robinson tha në deklaratë se oferta u bë nga ish-kongresmenja republikane Dana Rohrabacher dhe bashkëpunëtori i Trump, Charles Johnson në një takim më 15 gusht 2017 në ambasadën ekuatoriane në Londër, ku Assange strehohej

Robinson shtoi: “Propozimi u bë nga kongresmenja Rohrabacher ku kërkohej që Assange të identifikonte burimin e publikimeve të zgjedhjeve amerikane 2016, në këmbim të një faljeje apo garancie nga të cilat të përfitonte presidenti Trump dhe që parandalonte ekstradimin e Assange në SHBA’.

Por Assange nuk kishte identifikuar burimin e email-eve.

Gjatë fushatës presidenciale 2016, rrjeti WikiLeaks publikoi një seri emailesh të brendshme të kampit demokrat të Hillary Clinton, për të cilat inteligjenca e SHBA tha se ishin përftuar nga hakera rusë që influenconin zgjedhjet.

Assange është në betejën ligjore kundër ekstradimit në SHBA, ku kërkohet për pirateri kompjuterike , konspiracion në publikim të informacioneve të mbrojtjes kombëtare.