Përfaqësuesit e Reçakut të indinjuar me Vjosa Osmanin: Presidenca nuk organizoi asgjë për 22-vjetorin e masakrës

22 vite bëhen nesër që prej  forcat serbe hynë në Reçak për të vrarë rreth 45 civilë të pafajshëm shqiptarë. Presidenca e Kosovës çdo vit kishte marrë nën patronatin e saj organizimin e akademive përkujtimore dhe aktiviteteve të tjera për shënimin e kësaj date shumë të rëndësishme në kalendarin historik të Kosovës.  Sidoqoftë, këtë vit nuk do të jetë njësoj, pasi që u.d e presidentit, Vjosa Osmani, nuk ka ndërmarrë asnjë iniciativë për ndonjë organizim.