Përfaqësuesit e BE-së ndihen të rrezikuar në Maqedoni

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shkup, Aivo Orav, thotë se përfaqësuesit evropian janë nën kërcënim, pavarësisht se ia duan të mirën Maqedonisë dhe mundohen të zgjidhin krizën e vendit.

Lajme

20/01/2016 12:38

Ai gjatë një fjalimi në Kuvendin e Maqedonisë, ka thënë se ata duan të ndihmojnë Maqedoninë, por siç u shpreh ai, kërcënimet janë rritur sa që janë detyruar të shtojnë masat e sigurisë.

“Ne jemi këtu t’ju ndihmojmë sepse jeni shtet-kandidat, por tashmë ka filluar një fushatë negative kundër ndërmjetësve të BE-së, vetë komisionarit Han si dhe ekspertit të tij këtu në Shkup, Vonhojte, ambasadorit. Madje kërcënimet janë rritur deri aty sa jemi detyruar të rrisim edhe masat e sigurisë”, u shpreh ai./Alsat M.