Përfaqësuesi i Nismës në protestë, i dënuar me tre vjet burg për mashtrim (Dokument)

Përfaqësuesi i Nisma-s për Kosovë, Hysni Fejza, gjatë ditës së enjte ka folur e akuzuar Qeverinë për çmimin e shtrenjtë të energjisë elektrike. Ai ka thënë se KEDS po mashtron qytetarët me orët digjitale.

Lajme

16/04/2015 21:35

Aksioni që u organizua sot nga tri partitë opozitare kishte për qëllim për të kundërshtuar keqpërdorimet në KEDS dhe shtrenjtimin e energjisë elektrike. Por, Fejza gjatë këtyre fjalimeve ka harruar se vet akuzohet për mashtrime e hajni. Këto vepra penale ai i ka kryer në vitin 2010.  E për këto veprime atij i është shqiptuar masa e dënimit me burg në kohëzgjatje prej tre vjetësh. Krejt këto fakte janë të paraqitura në disa dokumente që ka siguruar Gazeta Express, e cila ka arritur ta sigurojë komplet vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, të marrë me 10.02.201o, ku edhe tregohen mashtrimet recidiviste te tij.

Fejza kishte mashtruar kompaninë “Infotech”, duke u thirrur si menaxher i Institutit për Progres Demokratik.

“.. lidh kontratë dhe merr mjete, 23 llap-top, 13 printer në vlerë prej 18 mijë e 391 euro dhe te njëjta mjete ua shet personave te tjerë, kurse borxhin nuk ia kthen të dëmtuarit”, thuhet në këtë vendim.

Kurse veprim tjetër e kishte bërë në librarinë “Noli”, duke kërkuar furnizime me materiale harxhuese.

Për më shumë rreth mashtrimeve te tij dhe vendimeve të Gjykatës mund ti shihni dokumentet e mëposhtme, shkruan Gazeta Express.

Dokument1dokument2dokument3