Përfaqësuesi i FIFA aprovon gjithçka: Kemi proces demokratik, shumica e anëtarëve votoi
Përfaqësuesi i FIFA dhe mbikqyrësi i Kuvendit zgjedhor të FFK-së, ka aprovuar procesin e përzgjedhjes së Komitetit Ekzekutiv.
Sport
Me 37 vota pro nga delegatët e këtij kuvendi, sot është zgjedhur Komiteti Ekzekutiv i FFK-së.
Pas votimeve pati disa pakënaqësi, por me fjalën e përfaqësuesit të FIFA, është sqaruar gjithçka.
“Po e shohim se kemi demokraci në këtë proces. Kemi shumicën e anëtarëve që votuan për komitetin ekzekutiv. Ata që dolën mund të bëjnë pauzë, por me rëndësi ne kemi shumicën” tha përfaqësuesi i FIFA.
Kuvendin në formë pakënaqësie e lëshoi Tahir Batatina, trajner dhe përfaqësues i KF Llapi. /Lajmi.net/