Perez refuzoi Realin e Barcelonën për Newcastlen
Ayoze Perez ka bërë të ditur se refuzoi interesimin nga Barcelona dhe Real Madrid duke u transferuar në Newcastle gjatë afatit kalimtar të verës nga Tenerife.
Sport
Ylli i ri i Newcastle United, Ayoze Perez ka bërë të ditur se injoroi interesimin nga Real Madrid dhe Barcelona duke u transferuar në St James Park, gjatë verës nga Tenerife.
Perez shënoi golin e fitores për Neëcastlen në udhëtim te Tottenham me rezultat 2:1 të dielën. Dhe, ai ka njoftuar se për t’ju bashkuar Neëcastles, ai refuzoi gjigantët e La Ligës.
“Po, është e vërtetë se për mua kanë qenë të interesuar Reali dhe Barcelona. Oferta nga Newcastle ishte mjaft e befasishme, për shkak të klubeve të tjera të interesuara”, deklaroi Perez për “The Guardian”.
“Por, klubi insistoi tek unë dhe më bëri të ndihem i vlerësuar. Gjithmonë e kam dashur Premierligën por arsyeja kryesore pse erdha këtu ishte besimi që shfaqi klubi për mua”, u shpreh ai.