Perez prezanton trajnerin e ri të Realit, flet edhe për vendimin që shkaktoi skandal te Spanja

Florentino Perez është paraqitur në konferencë për shtyp për të bërë prezantimin trajnerit të ri të Real Madridit, Julen Lopetegui.

Sport

14/06/2018 19:43

Lopetegui do të jetë trajner i ri i Real Madridit, ku do të zëvendësojë të larguarin Zinedine Zidane.

53 vjeçari një ditë më parë është shkarkuar nga drejtimi i Spanjës ku do të merrte pjesë në Kupën e Botës, pikërisht për arritjen e marrëveshjes me Real Madridin.

“Ne donim që këtë akt ta kryenin pas Kupës së Botës, por rrethanat na kanë sjellë këtu”, ka deklaruar Perez.

“Sot në Real Madrid e mirëpresim dikë që e njeh mirë këtë shtëpi, që ka treguar se është një profesionist”.

“I nderuar Julen Lopetegui , sot ju po ktheheni në shtëpi pas suksesit të madh në ekipin kombëtar”.

Perez tutje ka treguar se pse ka bërë publike marrëveshjen me trajnerin e ri, gjë e cila shkaktoi skandal te Kombëtarja e Spanjës.

“Ne menduam se komunikimi i kësaj marrëveshje duhej të bëhej shpejt si shenj e transparencës dhe normalitetit”.

“Duka e njoftuar para Kupës së Botës, ne donim të shmangim të gjitha llojet e spekulimeve dhe thashethemeve”./Lajmi.net/