Perez: Na pëlqen një futbollist francez, dua ta transferoj në Real Madrid

Florentino Perez ka konfirmuar interesimin për transferimin e një ylli francez në Real Madrid.

Sport

12/09/2019 08:20

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka konfirmuar interesimin për transferimin e një ylli francez, por nuk e ka përmendur emrin e tij.

“Los Blancos” gjatë verës janë spekuluar me blerjen e Kylian Mbappe nga Paris Saint-Germain dhe Paul Pogba nga Manchester United.

Por, Perez ka shtuar spekulimet duke konfirmuar objektivin e blerjes së një ylli të madh francez, transmeton lajmi.net.

“Vetëm nëse nuk na shesin”, deklaroi Perëz për “AS”.

“Sigurisht se na pëlqen një francez për të cilin thonë se jemi të interesuar por nuk janë duke e shitur”, theksoi ai. /Lajmi.net/