Perez me komunikatë zyrtare: E pamundur që ndikova në largimin e Messit ose te vendimet e Barcelonës
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka reaguar për herë të parë pas deklaratave të fundit.
Sport
Mediat dhe disa persona besojnë se Perez ka ndikuar në largimin e Lionel Messit nga La Liga, si dhe te vendimet e fundit të Barcelonës, skuadër që refuzoi marrëveshjen e La Liga-së me CVC-në, transmeton lajmi.net.
Në rast që Barcelona do pranonte marrëveshjen, atëherë do mund të nënshkruanin rinovimin me Messin, por katalunasit e refuzuan dhe mediat spekuluan se prapa kësaj ishte Perez.
Por, presidenti i “Los Blancos” përmes një komunikate zyrtare tha se është e pamundur të ndikonte në këtë vendim.
“Është e pamundur që kam ndikim në largimin e Messit ose te ndonjë vendim tjetër te FC Barcelona”.

Ndërkohë, Messi u prezantua te PSG-ja./Lajmi.net/
?Comunicado Oficial de FLORENTINO PÉREZ?
?"Es imposible que yo haya tenido alguna influencia ni en la salida de Messi ni en cualquier otra decisión del F. C. Barcelona"
Estamos en directo en #SportPlus en el TWITCH de @elchiringuitotv: https://t.co/uy59B6tvAR pic.twitter.com/bMJVGZr6GQ
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) August 11, 2021