Perez ka një lajm të madh për Ronaldon
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez e ka njoftuar Cristiano Ronaldon se e ardhmja e tij është në Santiago Bernabeu.

Sport
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez i ka bërë me dije Cristiano Ronaldos se nuk ka ku të shkojë, përveç të vazhdojë në Santiago Bernabeu.
Ylli portugez ka qenë në qendër të spekulimeve në periudhën e fundit, rreth largimit nga “Los Blancos”.
Mirëpo, Perez i është drejtuar me disa fjalë të qarta: “Nuk do të shkosh askund”, pas pesë golave të Ronaldos në fitoren 6:0 ndaj Espanyolit të shtunën.