Perez: Gjithmonë duam të fitojmë të gjitha trofetë, Courtois dhe Modric më të mirët në botë

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është ndarë i kënaqur me trofeun e Superkupës të Spanjës.

Sport

16/01/2022 22:10

Real Madrid triumfoi në finale ndaj Athletic Bilbao me rezultat 2 – 0, përcjellë lajmi.net.

Pas trofeut të fituar, Perez lavdëroi lartë dyshen Thibaut Courtois dhe Luka Modric, derisa u nda i kënaqur me këtë trofe të fituar.

“Ky titull nënkupton shumë. Kemi ndryshuar gjërat dhe jemi të lumtur. Kemi gjetur një drejtim të ri”.

“Ne gjithmonë duam të fitojmë të gjitha trofetë. Kjo është çfarë ky klub na ka mësuar që nga mosha e re. Sot jemi të lumtur”.

“Modric nuk më befason. Ai është këtu për të fituar Topin e Artë sërish. Courtois dhe Modric janë më të mirët në botë, në pozitat e tyre”.

“Madridi mbretërit në stadiumin e King Fahd? Madrid është universal, bota ka shumë madrilenë, ku do që shkon. Madrid është padyshim klubi me tifozët më të shumtë në botë. Pra jemi të lumtur që u sjellim të gjith gëzimin”, deklaroi Cope.

Ndërkohë, Real Madrid mbetet në garë edhe për Kupën e Mbretit, La Liga-n dhe Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/