Perez ‘frikëson’ kundërshtarët: Reali do të jetë i pandalshëm sezonin e ardhshëm

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, shfrytëzoi prezantimin e Luka Jovic për të njoftuar projektin ambicioz që klubi do të ndërmarrë pas një sezoni të vështirë në 2018/19.

Sport

12/06/2019 15:43

Kuptohet, Perez siguroi se sukseset relativisht të kohëve të fundit të klubit, të tilla si katër trofe të Ligës së Kampionëve në pesë vjet, nuk u harruan pasi ai argumentoi se kjo arritje do të vlerësohet më tej me kalimin e kohës.

“Ne duam të ndajmë fillimin e një projekti të ri për sezonin e ardhshëm me të gjithë tifozët e Realit”, tha ai.

“Ne duhet të punojmë shumë me qëllimin e përmbushjes së ëndrrave të tifozëve tanë. Nuk ishte viti që prisnim dhe ne do të reagojmë fort dhe me vendosmëri në kërkim të obsesionit tonë historik, që është të fitojmë”.

”Ky klub nuk heq dorë kurrë dhe ne do të vazhdojmë ta demonstrojmë këtë. Fitimi i katër Ligave të Kkampionëve në pesë vjet është diçka unike dhe magjike, është një sukses i madh që ne do t’ia dijmë vlerën me kohën”.

”Dhe ju falënderojmë për unitetin e të gjithë tifozëve të klubit, për forcën ekonomike [të klubit], për skuadrën me cilësi të lartë dhe për stabilitetin institucional”, deklaroi i pari i Los Blancos. /Lajmi.net/