Perez e pranon: Ronaldo është lojtari më i mirë që kam transferuar te Reali
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, foli në radio spanjolle të hënën për vitin e kaluar dhe vështirësitë që klubi ka kaluar që kur Cristiano Ronaldo u largua.
Sport
Ai foli për sezonin e 2018/19 dhe u pyet gjithashtu për të ardhmen dhe tregun e transferimeve, por diskutimi filloi me një reflektim mbi largimin e superyllit portugez.
Perez mohoi se refuzimi i Real Madridit për të ndihmuar lojtarin të paguante borxhet tek autoritetet tatimore kontribuan në largimin e tij, përcjell lajmi.net.
”Unë mendoj se ai tashmë e kishte të qartë se donte sfida të reja”, tha Perez në ”El Transistor” në Onda Cero kur u pyet për kohën e largimit të tij dhe faktin që ndodhi menjëherë pas fitores së Ligës së Kampionëve në Kiev.
”Ai e përdori atë moment për ta thënë, por mendoj se kishte menduar për këtë për njëfarë kohe të gjatë”.
”Ai kurrë nuk krijoi ndonjë problem gjatë nëntë viteve në Real Madrid, asnjëherë nuk mbërriti vonë ose ndonjë gjë tjetër”.
‘’Cristiano është lojtari më i mirë që kam transferuar gjatë kohës sime te Reali. Kam pasur marrëdhënie të shkëlqyeshme me të dhe asnjëherë ndonjë problem’’, potencoi Perez. /Lajmi.net/