Perez: Ja ku do të luajë Ronaldo

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, i ka befasuar për të keq tifozët e "Los Blancos".

Sport

26/01/2016 15:05

Perez ka deklaruar për “France Football” që Reali nuk do të bëjë goditje në afatin kalimtar të janarit.

“Sanksioni nga FIFA është një dëmtim i imazhit të Realit. Ne jemi të bindur që FIFA ka gabuar. Ai vendim ishte vërtetë absurd”, deklaroi Perez, përcjellë “Lajmi.net”.

“Gjtihsesi, ne nuk do të nënshkruajmë me asnjë lojtar në janar, sepse kemi një skuadër shumë të mirë dhe një trajner shumë të mirë”, shtoi ai.

“Interesimi i PSG për Ronaldon? Nuk jam i befasuar. Ronaldo është lojtari më i mirë në botë dhe do të vazhdojë të luajë për ekipin më të mirë në botë”, përfundoi Perez.