Pereira dëshiron qëndrimin te Man Utd: Do të jem gjithmonë aty për Solskjaer, dua të qëndroj tekA United

Mesfushori i Manchester United, Andreas Pereira, nuk ka kursyer lëvdatat e tij për trajnerin Ole Gunnar Solskjaer.

Sport

04/04/2020 16:45

Anëtari i United, Pereira, është shprehur i lumtur me kohën e tij në ‘Old Trafford’, dhe ka shprehur dëshirën që të qëndrojë sa më gjatë aty.

Mesfushori ka lëshuar një varg lëvdatash për Solskjaer, duke shtuar madje se do të jetë gjithmonë aty për të, kur ai ka nevojë.

“Ole e di se do të jemi gjithmonë aty për të. Lojtarët e rinj japim besimin tek ai dhe bëjmë gjithçka për ta mbrojtur, derisa ai na beson të gjithëve”, ka thënë Pereira, transmeton lajmi.net.

“Jam i nderuar, dhe kjo është një nga arsyet pse dua të qëndrojë te United. Dua të luftoj për të, të fitoj ndeshje dhe trofe”, ka shtuar tutje mesfushori.

24 vjeçari ka fituar një vend të rëndësishëm në skuadrën e parë të United, duke regjistruar 37 paraqitje vitin e kaluar /Lajmi.net/