Përdoruesja më e re e Facebook-ut është 113 vjeçarja Anna

Anna Stoehr, njëra nga njerëzit më të vjetër që jetojnë në këtë planet - që është 113 vjeçare, i ka krijuar vetës një llogari në Facebook.

Fun

13/10/2014 19:48

Anna Soehr, njëra nga njerëzit më të vjetër në këtë planet – që është 113 vjeçare, ka vendosur që të hapë një llogari në Facebook.

Por, ajo çfarë ajo duhej të bënte ishte që të gënjente për moshën e saj, pasi që mosha më e vjetër e listuar në Facebook për të krijuar një profil të ri është 1905, transmeton Lajmi.net.

Stoehr, njeriu më i vjetër në Minnesota, vendosi që të gënjej për moshën e saj duke e bërë veten 15 vjet më të re, pasi që në Facebook u regjistrua si 99 vjeçare.

E lindur më 15 tetor 1900, ajo do ta festojë ditëlindjen e saj të 114-të javën tjetër.

Për dëshirën rreth mediave sociale, ajo i falenderohet një punonjësi në Verizon, i cili e mësoi atë si të dërgojë e-mail dhe si të përdorë Google.

E referuar me emrin si “adoleshentja më e vjetër’ në komunitetin online, Stoehr është tani duke përdorur iPad për t’u lidhur me antarët e familjes dhe miqtë në faqen e rrjetit social.