Përdori bombën e paeksploduar si vazo, shokohet kur e zbulon

Kathryn Rawlins, 45 vjeçare, kishte gjetur një bombë potencialisht vdekjeprurëse që prej Luftës se Parë Botërore, kur ajo ishte nxënëse, dhe që nga ajo kohë  e kishte përdorur atë si një stoli.

Fun

02/10/2015 19:54

Gruaja mbeti e shokuar kur zbuloi se vazo të cilën ajo e kishte përdorur përgjatë 30 vjetëve, ende ishte e pa eksploduar, shkruan TheMirror.

Duke menduar se është e sigurt dhe do të dukej një vazo e bukur, ajo vendosi në të disa lule për ta mbajtur aty më shumë se tri dekada, deri në atë moment kur pa një dokumentar në televizion dhe kupoti se ndoshta ajo ishte duke qëndruar afër një bombe që ende është funksionale.

Pasi telefonoi policinë, ata i thanë se bomba kishte potencialin për të vrarë secilin brenda 20 metrash, e po ashtu do të kishte mundësinë për të shkatërruar një shtëpi të tërë, transmeton lajmi.net.

“Është qesharake të mendoje se gjatë gjithë kohës ajo ishte nën oxhakun e shtëpisë sime. Ajo në njëfarë mënyrë është bërë si pjesë e familjes”, tha ajo.

Pasi policia e kishte marr atë për ta ekzaminuar, e kishin sjellur përsëri në duart e gruas, duke e siguruar atë se tani mund ta mbajë pasi është në gjendje të rregullt./lajmi.net.