Përdori armë zjarri në një aheng familjar, arrestohet i dyshuari në Prizren
Policia e Kosovës në Prizren ka arrestuar një person pasi që i njëjti dyshohet që përdori armë zjarri në një gazmend familjar. Ky i fundit gjatë një ahengu familjar të mbajtur në lagjen Petrova në Prizren dyshohet ti ketë dhënë armën një fëmije dhjetëvjeçar e i cili pastaj me anë të saj ka shtënë në…
Lajme
Policia e Kosovës në Prizren ka arrestuar një person pasi që i njëjti dyshohet që përdori armë zjarri në një gazmend familjar.
Ky i fundit gjatë një ahengu familjar të mbajtur në lagjen Petrova në Prizren dyshohet ti ketë dhënë armën një fëmije dhjetëvjeçar e i cili pastaj me anë të saj ka shtënë në ajër.
Rasti është zbuluar me anë të një video incizimi që policia ka arritur ta sigurojë.
Pas veprimeve hetimore, hetuesit kane identifikuar fëmijën dhe të dyshuarin.
I dyshuari është shoqëruar deri në Stacionin Policor në Prizren Veri e pistoleta bashkë me njëzet fishek është sekuestruar nga njësiti i krim-teknikës.
Lidhur me të gjitha veprimet është njoftuar dhe konsultuar Prokurori I shtetit/
Pasi që arma ishte pa leje adekuate nga organet përgjegjëse , prokurori ka urdhëruar sekuestrimin e armës dhe municionit (20 fishek) , ndërsa kundër të dyshuarit është ngrit kallëzim penal për veprën penale “Mbajtja ne pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.