Përdhunime, orgji dhe vajza të mitura: Skandalet që po tronditin familjen mbretërore britanike

Në dukje kishte përfunduar ajo histori një vit më parë. Princi Andrew kishte kërkuar falje publike për miqësinë e ngushtë me pedofilin miliarder, amerikanin Jefrey Epstein, i cili u vetëvra në burg gushtin e kaluar, pas akuzave për trafikim të vajzave minorene.

Bota

19/11/2019 23:49

Gjithashtu, ai kishte hedhur poshtë akuzat e Virginia Roberts për abuzim seksual, në kohën kur ajo ishte adoleshente.

Por gjithçka u rindez pas një interviste të djalit të Mbretëreshës Elizabeth për mediat e vendit, ku ai hodhi poshtë akuzat për përfshirje në skandalin e Epstein, duke thënë se madje nuk ishte tip i festave dhe nuk kishte shfaqur kurrë afrimitet fizik me vajza të panjohura.

Menjëherë më pas, tabloidet britanikë kanë publikuar foto dhe video të princit Andrew që tregojnë të kundërtën e deklaratës së tij.

Duka i York-ut është filmuar në verën e 2018 në Saint-Tropez dhe në foto nuk ka asgjë anormale, nëse ai nuk do të deklaronte që nuk frekuenton klube nate, apo nuk merr pjesë në festa.

Britanikët janë shokuar dhe sipas një sondazhi pjesa më e madhe besojnë se princi ka kryer marrëdhënie seksuale me minorene. Dhe kjo shton më shumë dyshimet për një përfshirje të tij në skandalin Epstein.