Përdhoset emri i Ukshin Hotit (Foto)
Në një objekt në Prishtinë, është përdhosur mbishkrimi përmes të cilit bëhet thirrje për zbardhjen e fatit të atdhetarit dhe politikanit Ukshin Hoti i zhdukur prej 15 vitesh.

Lajme
Kohë më parë, në qytetin e Prishtinës, në shumë vende publike ishte stampuar një parullë me moton “Ku është Ukshin Hoti?” e cila përmban edhe portretin e tij.
Kjo ishte bërë në përvjetorin e zhdukjes së tij nga burgjet serbe, në sensibilizim të opinionit publik për mospasjen e asnjë gjurme të tij edhe kaq vite pas përfundimit të luftës e edhe pas sa e sa bisedimeve me ndërmjetësim ndërkombëtar për të pagjeturit!
Ky akt sipas GazetësExpress, ka ndodhur dje dhe ende askush nuk ka reaguar për pastrimin e mbishkrimit në fjalë.