Përbindëshi i mistershëm i detit ha peshkaqenin tre metra të gjatë

Padyshim se ky grabitqar është ngrënë, por shkencëtarët nuk e dinë se çfarë kafshe e egër mund ta ketë mundur një peshkaqen të bardhë.

Fun

09/06/2014 14:18

Një peshkaqen i bardhë tre metra i gjatë, është ngrënë nga një përbindësh i mistershëm i detit, sipas shkencëtarëve në Australi.

Siç është thënia, ka gjithmonë një peshk më të madh, por shkencëtarët nuk pritën që një grabitqar i majës së zingjirit ushqimor si peshkaqeni i bardhë të ketë një armik serioz.

Hulumtuesit e kanë etiketuar peshkaqenin në mënyrë që ata të mund ta përgjojnë atë si pjesë e një studimi, por ai është zhdukur në një plazh aty pranë dy muaj më vonë.

Kur ata kontrolluan informacionin e ruajtur në pajisjen e përgjimit, ajo tregoi se peshkaqeni papritmas ishte zhytur 580 metra në thellësi të oqeanit.

Menjëherë pas kësaj, pajisja ka treguar një rritje të shpejtë të temperaturës, ngjashëm me kushtet që do të gjenit brenda një sistemi të tretjes.

Pajisja e përgjimit qëndroi në atë thellësi, dhe në atë temperaturë për shumë ditë, herë pas here duke lëvizur më afër sipërfaqes dhe pastaj duke zbritur përsëri poshtë, para se të zhdukej në breg.

E vetmja teori me të cilën shkencëtarët kanë ardhur deri më tani, është se peshkaqeni është ngrënë nga një peshkaqen i bardhë edhe më i madh,  kanibal.

Ata vlerësojnë se lloji i peshkaqenit që mund ta ketë ngrënë peshkaqenin e bardhë të gjatë tre metra duhet të ketë qenë rreth pesë metra i gjatë dhe të peshoj më shumë se dy ton.