Përbërja e Realit kundër Shakhtarit

Rafael Benitez e ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Shakhtar Donetsk në kuadër të xhiros së parë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Sport

14/09/2015 17:15

Benitez për këtë ndeshje ka ftuar 19 lojtarë ndër të cilët edhe anësori rus Denis Cheryshev, për të cilin është kjo hera e parë që ftohet në skuadër këtë edicion.

Reali në këtë përballje do të hyjë pa James dhe Danilo të cilët janë të lënduar.

Më poshtë e gjeni listën e plotë të lojtarëve të ftuar.

Portierët: Keylor Navas, Casilla, Rubén Yáñez.

Mbrojtësit: Ramos, Pepe, Varane, Carvajal, Marcelo, Nacho.

Mesfushorët: Modric, Kroos, Casemiro, Isco, Bale, Kovacic, Cheryshev.

Sulmuesit: Cristiano Ronaldo, Benzema, Jesé.