Përballjet e Kampionëve

Barcelona – Manchester City dhe Arsenal – Bayern Munich do të përballen në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve. Shorti që u tërhoq në Nyon, përcaktoi çiftet e rrethit të dytë të garës kryesore kontinentale për klube dhe solli disa ballafaqime mjaft interesante. Dueli mes Barcelonës dhe Cityt dhe ai mes kampionit në fuqi Bayern…

Sport

16/12/2013 11:23

Barcelona – Manchester City dhe Arsenal – Bayern Munich do të përballen në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.

Shorti që u tërhoq në Nyon, përcaktoi çiftet e rrethit të dytë të garës kryesore kontinentale për klube dhe solli disa ballafaqime mjaft interesante.

Dueli mes Barcelonës dhe Cityt dhe ai mes kampionit në fuqi Bayern Munich dhe Arsenal mund të konsiderohen si kryendeshje.

Ndërsa, iu plotësua dëshira Jose Mourinhos i cili e kërkoi dhe e mori Galatasarayn dhe Didier Drogban.

Milani do të takohet me Atletico Madridin kurse Manchester United me Olympiacosin. Bayer Leverkusen përballet me PSG-n. Real Madrid do të takohet me Schalken.

Fituesit e grupeve përkatëse do të jenë mysafir në ndeshjet e para më 18/19 dhe 25/26 shkurt, kurse nikoqir në ballafaqimet e kthimit më 11/12 dhe 18/19 mars.

 Çiftet: 

Man City – Barcelona

Olympiacos – Man Utd

Milan – Atletico Madrid

Leverkusen – PSG

Galatasaray – Chelsea

Schalke – Real Madrid

Zenit – Borussia Dortmund

Arsenal – Bayern Munich