Përballje interesante në xhiron e nëntë të Superligës, vëmendja në Gjilan

Nesër rikthehet në aksion elita e futbollit kosovar.

Sport

14/10/2021 17:21

Dy përballje do të luhen nesër(e premte) në kuadër të xhiros së nëntë të Superligës, shkruan lajmi.net.

Ulpiana e pret në shtëpi Dritën, ndërsa Drenica do të ballafaqohet me Feronikelin, të dyja ndeshjet luhen nga ora 13:00.

Të shtunën luhen tri ndeshje tjera nga ora 13:00, Dukagjini luan me Malishevën, Prishtina e pret në shtëpi Llapin, kurse derbi i xhiros luhet mes Gjilanit dhe Ballkanit.

Me këto ndeshje do të mbyllet faza e parë e Superligës e ku deri tani nuk kanë munguar befasitë.

Pas tetë ndeshjeve të para lider është Ballkani me 16 pikë, Drenica e dyta me 14 sosh, Gjilani zë vendin e tretë me 13 pikë.

Krejt në fund të tabelës ndodhen Dukagjini, Ulpiana dhe Llapi me gjashtë pikë të grumbulluara secila prej tyre. /Lajmi.net/