Përballë tërmetit që mori jetë, Rama publikon mesazhin e Lulzim Bashës në rrjetet sociale

Tërmeti i forcës 6.4 mëngjesin e 26 nëntorit ka tronditur vendin, ndërsa ka marrë deri më tani 47 jetë njerëzore.

Lajme

28/11/2019 18:24

Kjo është ngjarja më e rëndë e 40 viteve të fundit që ka prekur vendin. Ndërkohë, të ndodhur përballë kësaj situate politika ka bërë vazhidmisht thirrje për të qenë të bashkuar në këto orë.

Ndërsa në shenjë solidarizimi pak minuta më parë kryeministri Edi Rama ka ripostuar në Twitter mesazhin e dhënë sot në mëngjes nga kreu i opozitës Lulzim Basha.

Duket se Rama ka vlerësuar mesazhin e kreut të demokratëve.

Basha bëri sot thirrje për bashkim, duke lënë mënjanë ndasitë që sipas tij vetëm në këtë mënyrë mund të kalohet situata e rëndë.