Për zgjedhje të lira
Presidentja Atifete Jahjaga hodhi votën në orën 11 në Sallën e Sporteve “1 Tetori” duke bërë thirrje për zgjedhje të lira dhe demokratike.

Lajme
Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga ka thënë se zgjedhjet e stome janë vazhdim i testit, për të treguar pjekur i politike.
Ajo ka votuar sot në qendrën e votimit në Sallën e Sporteve “1 Tetori” në Prishtinë” nga ku ka përcjellë mesazhin për zgjedhje të lira.
“Unë e kreva obligimin tim si qytetare e Prishtinës. Edhe njëherë bëj thirrje që këto zgjedhje të jenë zgjedhje të lira, të jenë zgjedhje demokratike në frymën e shtetit të cilin po e ndërtojmë duke i plotësuar edhe standardet më të larta”.
“Ky është edhe një vazhdim i testit për pjekurinë tonë demokratike edhe si shtet edhe si shoqëri dhe unë besoj që ne do të dëshmojmë përkushtimin tonë që ta përmbyllim me sukses këtë proces”, ka thënë Presidentja Atifete Jahjaga.