Për vrasjen e 22 vjeçarit, Hysenajt i caktohet paraburgim 30 ditësh

Arrestimi i tij është bërë me dyshimin se bazuar se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë në ndihmë”.

Lajme

04/02/2016 13:28

 

Xhevat Hysenajt, 26 vjeç, i është  caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji. Kështu  vendosi ndaj tij, Gjykata Themelore në Prizren. Ai është  njëri nga dy të dyshuarit për vrasjen Egzon Mazrekut, 22 vjeç, nga Sopia e Suharekës, raporton lajmi.net

Arrestimi i tij është bërë me dyshimin se bazuar se ka kryer veprën  penale  “vrasje e rëndë në  ndihmë”.

Afërdita Kicaj, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prizren deklaroi se seanca e procedurës paraprake në lidhje me këtë rast është mbajtur të mërkurën dhe kjo masë, derisa të merret një masë tjetër do të zgjasë deri me 3 mars 2016, raporton lajmi.net.

I riu Mazreku mbeti i vrarë në shtëpinë e tij me 27 janar kurse babai i tij mbeti i plagosur. Dyshohet se Xhevat Hysenaj së bashku me të arrestuarit tjetër, Naser Makolli, kishin tentuar të vidhnin në shtëpinë e viktimës./lajmi.net