Për vetëm 2 ditë kënga “Mosmirënjohja” nga Bes Kallaku dhe Eli Malaj rreth 3 milionë klikime

Artistët e njohur Bes Kallaku dhe Eli Malaj ka vetëm dy ditë që kur publikuan bashkëpunimin e tyre “Mosmirënjohja”. Vetëm për kaq pak ditë ata kanë arritur të korrin një sukses të madh në kanalin YouTube, shkruan lajmi.net. Kënga e tyre ka marr gjithsej 2,895,836 milionë klikime. Për tekstin e kësaj këngë është kujdesur vetë…

ShowBiz

25/05/2024 19:36

Artistët e njohur Bes Kallaku dhe Eli Malaj ka vetëm dy ditë që kur publikuan bashkëpunimin e tyre “Mosmirënjohja”.

Vetëm për kaq pak ditë ata kanë arritur të korrin një sukses të madh në kanalin YouTube, shkruan lajmi.net.

Kënga e tyre ka marr gjithsej 2,895,836 milionë klikime.

Për tekstin e kësaj këngë është kujdesur vetë Besi, i cili ka thënë që ato vargje kanë rrjedhur nga shpirti i tij.

Po ashtu këngëtaret janë vlerësuar nga fansat për interpretimin e tyre të jashtëzakonshëm.

Ka pasur edhe aludime së ky projekt muzikorë është dedikim për ish partneren e artistit, Xhensila Myrtezaj.

Por një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga Bes Kallaku./Lajmi.net/

YouTube player