Me gjithë këto probleme, edhe në Kosovë po shënohet Dita Ndërkombëtare e Sigurisë dhe shëndetit në punë. Ani pse kjo tabelë ishte vendosur për të shmangur rrezikun, një muaj më parë, në këtë vend të punës, humbi jetën një 24 vjeçar.
Mungesa e masave mbrojtëse u bë shkaktar që tek rruga B të vdesë një punëtor gjatë marsit.
Por ky rast nuk është i vetmi që për shkak të mungesës së sigurisë, dhjetëra persona vdesin në vendin e punës.
Sipas ligjit punëdhënësi është përgjegjës për të krijuar kushtet e punës të sigurta dhe të shëndetshme në të gjitha aspektet. Ai është i obliguar të bëjë vlerësimin e hollësishëm mbi rreziqet për secilin vend të punës.
Mirëpo ky ligj nuk po gjen zbatim në praktikë. Mungesa e sigurisë në punë, nuk është prezente vetëm në ndërtimtari.
Gjatë muajit shkurt një punëtor i KEK-ut duke punuar nga një lartësi prej 30 metrash, është rrëzuar dhe ka vdekur. Ishte viktima e katërt në vendin e punës për këtë vit, raporton t7.
E në lidhje me mungesën e sigurisë, Inspektoriati i Punës, gjatë së shtunës, ka ndaluar punimet e një ndërtese në Fushë Kosovë, për shkak të kushteve të papërshtatshme për punë.
Niveli i ulët i sigurisë , por edhe pakujdesia identifikohen si faktorët kryesorë të aksidenteve në vend të punës.