Për t’i lënë shprehitë e këqija, bëjeni atë si çift

Ju do të arrini që më shpejtë dhe më lehti t’i lini shprehitë e këqija - si pirjen e duhanit - nëse vendosni për to si një çift.

Lifestyle

25/01/2015 17:41

Çiftet janë më të prira për ta lënë duhanin më shpejtë apo për të humbur peshë nëse ata e vendosin këtë bashkë, ka gjetur një studim i ri.

Njerëzit janë më të mirë në marrjen e vendimeve për shprehitë e jetës dhe bërjen e tyre realitet nëse edhe partneri i tyre bënë njëjtë, ka treguar hulumtimi, transmeton Lajmi.net.

Shkencëtarët shikuan 3722 çifte, të cilët ishin ose të martuar ose jetonin së bashku, të cilët u ishin nënshtruar studimit nga ELSA.

Ata gjetën se pjesëmarrësit ishin më të suksesshëm në lënien e zakoneve të këqija për ato të mira nëse partneri i tyre kishte hequr dorë nga to në të njëjtën kohë.

Për femrat, ato të cilat ishin duhanpirëse, më shumë se gjysma e tyre kishin arritur që ta lënë duhanin nëse partneri i tyre e kishte bërë këtë në të njëjtën kohë, transmeton Lajmi.net.

“Është koha që të bëni ndryshime gjatë këtij muaji të parë të vitit, duke filluar nga lënia e duhanit, fillimi i ushtrimeve apo humbja e peshës”, tha udhëheqësja e studimit Sara Jackson nga Londra.

“Dhe duke e bërë këtë së bashku me partnerin do të ju rritet mundësia e suksesit”, shtoi ajo në fund.