Për shumë kë, kjo deklaratë e Mourinhos ‘zbulon’ skuadrën e tij të re

23:55 | 15 Maj 2019

Jose Mourinho ka njoftuar se do t’i kthehet punës së trajnerit në sezonin e ri.

Strategu portugez është i papunë që nga dhjetori i vitit 2018, dhe e ardhmja e tij po lidhet me shumë klube.

Manchester United është skuadra e fundit që Mourinho ka drejtuar, para se të shkarkohej pas një humbje 3:1 nga Liverpool në Premierligë.

Ish trajneri i Interit në një intervistë dhënë së fundi ka folur fjalë të mëdha për PSG, dhe shumë nga mediet sportive e shohin skuadrën franceze si një mundësi të mirë për Jose Mourinhon.

“PSG sot është një klub me një dimension ndërkombëtar dhe kanë lojtar të klasit botëror”, ka deklaruar Mourinho, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ata ende nuk kanë fituar në Evropë ndonjë gjë, por kjo nuk është aq e rëndësishme”./Lajmi.net/