Për PTK’në vendoset të hënën
Komisioni Qeveritar për Privatizimin e PTK'së mblidhet më 30 dhjetor. Aty pritet të dalë vendimi nëse privatizimi i kompanisë më fitimprurëse publike të Kosovës do të ecë më tej apo do të dështojë. Fadil Ismajli thuhet se favorizon opsionin e shitjes.

Lajme
Komisioni Qeveritar për Privatizimin e PTK’së pritet të mblidhet të hënën për të vendosur për fatin e privatizimit të 75 për qind të aksioneve të kësaj kompanie.
Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se një mbledhje e këtij Komisioni është thirrur për të hënën dhe nga kjo mbledhje pritet të dalë vendimi nëse privatizimi i kompanisë më fitimprurëse publike të Kosovës do të ecë më tej apo do të dështojë.
I njëjti burim ka thënë se Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, favorizon opsionin e shtyrjes përpara të privatizimit, që nënkupton nënshkrimin e kontratës me blerësin – Konsorciumin AXOS- Najafi.