“Për një Kosovë ndryshe”, Haradinaj mbledh diasporën në Bern të Zvicrës
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbajtur një takim me diasporën në Bern të Zvicrës. Ai përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar për këtë takim derisa ka treguar se iu ka spjeguar situatën në të cilën ndodhet Kosova momentalisht, shkruan lajmi.net. “Rrugëtimi momental i Kosovës është i gabuar, ai duhet…

Lajme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbajtur një takim me diasporën në Bern të Zvicrës.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar për këtë takim derisa ka treguar se iu ka spjeguar situatën në të cilën ndodhet Kosova momentalisht, shkruan lajmi.net.
“Rrugëtimi momental i Kosovës është i gabuar, ai duhet të marrë kahje tjetër. Kosova duhet të marrë disa hapa të vërtetë për të ecur përpara. Vizioni i Aleancës dhe partnerët e saj në koalicion, Kosovën e rikthen në perspektivën e saj për anëtarësim në NATO, zhvillim ekonomik e për ta bërë vend të jetueshëm e jo të braktisur. Anëtarësimi në NATO është frymëmarrje e lirë për secilin qytetar dhe hapi i cili e siguron lirinë tonë”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka shtuar edhe moton dhe vizionin e AAK-së të cilën e ka prezentuar para mërgatës në Zvicër.
Ai ka shkruar se diaspora do të jetë krah i fortë i ndryshimit që do të ndodh më 9 shkurt. /Lajmi.net/