Për një “H” që nuk e vë

Duhet të jetë “Prishtina” e jo “Pristina”. Për Ganimete Musliun është e papranueshme dhe e pajustifikueshme mënyra se si investitori turk ka vendosur mbishkrimet në Aeroportin e Prishtinës. Ajo kërkon që ato të përmirësohen.

Lajme

19/12/2013 10:22

Ganimete Musliu nuk dëshiron që kur të shkojë në Aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, t’i krijohet përshtypja se është në Stamboll.

Andaj sot ajo u ka bërë thirrje autoriteteve përgjegjëse që të ndërhyjnë dhe t’i rregullojnë mbishkrimet në këtë Aeroport.

Ganimete Musliu

Në seancën e Kuvendit, deputetja Musliu ka thënë se heqja e shkronjës “h” nga mbishkrimi “Prishtinë” është i papranueshëm.

“Mbishkrimi në Aeroportin Ndërkombëtar Adem Jashari të Prishtinës i është hequr një shkronjë nga Prishtina është shndërruar në Prishtina”.

“Kjo është e papranueshme dhe e pa justifikueshme”.

“Dua t`i falënderoj të gjithë ata qytetarë që përmes rrjeteve sociale kanë shprehur indinjatën e tyre për shtrembërimin e gjuhës shqipe dhe kanë sensibilizuar opinionin e gjerë”.

“Kur je në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës të krijohet përshtypja që je në Stamboll”, ka thënë Ganimete Musliu