Për një ditë, 35 aksidente trafiku

Gjatë ditës së djeshme në tërë Kosovën kanë ndodhur 35 aksidente trafiku.

Lajme

23/04/2019 10:07

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në tërë vendin kanë ndodhur 35 aksidente në komunikacion, shkruan lajmi.net.

Siç njofton policia, nga këto 35 aksidente, 11 prej tyre kanë qenë me lundrime trupore, ndërkaq 24 kanë qenë vetëm me dëme materiale.

Po ashtu gjatë ditës së djeshme, policia ka shqiptuar 960 tiketa trafiku për kundërvajtje të ndryshme. /Lajmi.net/