Për nder të Bill Russell, secili parket në NBA do ta ketë të vendosur numrin e tij

Për nder të legjendës së basketbollit amerikan, Bill Russell, NBA ka marrë vendim që secili parket i skuadrave pjesëmarrëse në ligë do ta ketë të vendosur numrin e tij në parketin e vet. Pos kësaj, në krahun e djathtë të secilit basketbollist do të vendoset një shenjë që simbolizon tashmë të ndjerin. Numri i vendosur…

Sport

12/08/2022 09:52

Për nder të legjendës së basketbollit amerikan, Bill Russell, NBA ka marrë vendim që secili parket i skuadrave pjesëmarrëse në ligë do ta ketë të vendosur numrin e tij në parketin e vet.

Pos kësaj, në krahun e djathtë të secilit basketbollist do të vendoset një shenjë që simbolizon tashmë të ndjerin.

Numri i vendosur në parket do të jetë brenda një “tërfili” që është simbol i skuadrës për të cilën Russell luajti, Boston Celtics, transmeton lajmi.net.

Ai vdiq në moshën 88-vjeçare, më 31 korrik.

Numri 6 është pikërisht numri që amerikani mbante në shpinë dhe që u identifikua me të, falë paraqitjeve mbresëlënëse si basketbollist. /Lajmi.net/