Për luftimin të korrupsioninit, Hoti pret bashkëpunimin e shteteve që e kritikuan për Task-Forcën

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, u takua me Ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe Përfaqësuesin Special të BE-së.

Lajme

26/10/2020 18:20

Takimi vjen pak ditë pasi vendet e QUINT-it dhe BE-ja kritikuan Hotin për shuarjen e Task-Forcës kundër-korrupsion, njësi që ishte në kuadër të Policisë së Kosovës.

Gjatë këtij takimi, Hoti me ambasadorët diskutoi për bashkëpunimin në fushën e sundimit të ligjit, me theks të veçantë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Kryeministri Hoti u shpreh i vendosur për të fuqizuar luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe tregoi gatishmërinë e tij për të punuar së bashku në këtë drejtim me qeveritë e vendeve anëtare të QUINT-it. /Lajmi.net/