Për Kosovën në UNESCO, luftë diplomatike në New York (Video)

Një luftë diplomatike është duke u zhvilluar në New York. Derisa pala kosovare është duke kërkuar mbështetje nga faktorë të jashtëm për anëtarësimin e vendit në UNESCO, pala serbe është duke e bërë të kundërtën.

Lajme

28/09/2015 22:33

Edhe pse Serbia ka nënshkruar një marrëveshje me Kosovën dhe garant i saj është Bashkimi Evropian, për mosbllokimin e Kosovës për anëtarësim në mekanizmat ndërkombëtar, zyrtarët e Serbisë, publikisht po vazhdojnë të lobojnë kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, para nisjes për në Neë York, i kishte thënë Tribuna Channel se synimi i tyre kryesor është mbledhja e votave për anëtarësim të Kosovës në UNESCO./Tribuna Channel

YouTube player