Për Kosovën në UNESCO diskutohet pas orës 15:00

Anëtarësimi i Kosovës në organizatën e UNESCO-së, është vendosur që të diskutohet sot pas orës 15:00.

Lajme

21/10/2015 09:45

Kështu lajmëron raportuesi i KosovaPress, i cili gjendet në Francë dhe po merr pjesë në mbledhjen e Këshillit Ekzekutiv.

Këshilli Ekzekutiv i UNESCO-s në Paris do të vendosë për rekomandimin që Kosova të pranohet si anëtare e kësaj organizate.

Këshilli Ekzekutiv ka 58 anëtarë, 32 prej të cilëve janë përfaqësues të vendeve që e kanë njohur Kosovën, dhe rreth njëzet prej tyre e kanë mbështetur kërkesën e Shqipërisë për pranim të Kosovës në UNESCO./Kp