Për këtë shpejtësi, dënohesh!
Britaniku Jack Sanderson, 22 vjeçar nga Cheshire, është shpallur fajtor që filmoi veten derisa i jepte motorit me shpejtësi marramendëse.

Lajme
Kur i doli përballë një makine, në pamundësi për të manovruar e drejtoi motorin teposhtë livadheve dhe shpëtoi për mrekulli.
Pasi e mori veten nga tronditja që kishte pësuar nga rrokullisjet “e tepërta”, pas pak ditësh, Jack e kuptoi se incizimi që kishte bërë do të mund të bëhej ‘hit’ për shikuesit në YouTube.
Ashtu ndodhi, që prej muajit mars e kanë shikuar mbi një milion veta, por edhe prokurori britanike, e cila më pas hapi rastin ndaj tij.
Gjykata të mërkurën e shpalli fajtor për “kanosje të rrezikut në komunikacion”, ndërsa masa e dënimit do t’i shqiptohet javën tjetër.