Për këtë arsye Pogba nuk mund të kalojë te Real Madrid

Paul Pogba e dëshiron transferimin te Real Madrid.

Sport

21/04/2019 21:37

Paul Pogba është duke tentuar që në verë të transferohet te Real Madrid.

Mesfushori francez i ka bërë me dije Manchester Unitedit se në verë po e mendon transferimin në Santiago Bernabeu, përcjell lajmi.net.

Por, transferimi i Pogbas te Real Madrid mund të dështojë për shkak të pagës ë tij të lartë.

Francezi kërkon 400 mijë euro në javë, gjersa madrilenët janë duke e refuzuar kërkesën e tij, gjersa i kanë bërë me dije se duhet ta pranojë një pagë më të ulët. /Lajmi.net/