Për kafshët e infektuara në komunën e Bujanocit arrin vaksina nga Bashkimi Evropian

Nga shtabi operativ, pranë Ministrisë së Bujqësisë së Serbisë për parandalimin e sëmundjes infektive që është paraqitur në komunën e Bujanocit dhe Bosilegradin njoftojnë se sëmundja shume shpejt po përhapet, shkruan Titulli.com.

Lajme

14/06/2016 10:21

“Është me rëndësi së sëmundja është nën kontroll. Kafashët e sëmura duhet të shkatërrohen mirëpo të gjithë këto kompensohen menjëherë në vlerën reale që fermerët të blejnë të rejat”, ka thënë Dragan Glamoçiq, kryetari I shtabit operativ.

Ai ka paralajmëruar ndihmat nga Bashkimi Evropian.

“Presim vaksinat nga BE sepse më herët s’kemi mundë të marrim derisa të lajmërohet sëmundja. Virusi transmetohet nga rriqrat, mushkonjat dhe mizat, si dhe transportin e kafshëve të infektuara. Sëmundja nuk transmetohet tek njerëzit, dhe nuk ka asnjë rrezik për shëndetin e tyre”, theksoi ai