Për interesin e kujt punonte i ftuari special i LDK-së? (Video)

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe kreu i saj, në ceremoninë hapëse të fushatës për zgjedhjet e përgjithshme të 8 qershorit, kishin të ftuar special, ish ministrin e jashtëm sllovak Mikullash Xhurindan. Ky politikan, del të jetë projektuesi i agjendës anti-pavarësi të Kosovës, nga ana e shtetit sllovak. 

Lajme

30/05/2014 20:58

Xhurinda, i cili qysh më 2007 ishte nismëtar i bllokut opozitar në Sllovaki për politikën e qartë kundër shtetësisë së Kosovës, së fundi më 6 mars të vitit të shkuar sërish u shpreh prerazi se stabiliteti në Ballkan është i mundur edhe pa njohjen e Kosovës dhe se Sllovakia nuk e ka fare në plan ta njohë atë. 

Në videon e mëposhtme Xhurinda thotë: “Unë kam qenë ai që si pjesëtar i opozitës në Sllovaki e kam formuluar qëndrimin e Sllovakisë ndaj Kosovës dhe i jam frikësuar veprimeve të qeverisë së atëhershme. Formulimi im qysh në mars të vitit 2007 ka qenë se duhet të merren parasysh interesat e Beogradit. Po, absolutisht, përsëris absolutisht, njohja e Kosovës nuk është në agjendën tonë”. 

Edhe para vetëm një viti, më 6 mars, 2013, Xhurinda ishte shprehur prerazi se stabiliteti në Ballkan është i mundur edhe pa njohjen e Kosovës dhe se Sllovakia nuk e ka në plan ta njohë Kosovës.