Për herë të parë, Prishtina ndryshon orarin mësimor gjatë Ramazanit
Për herë të parë në Prishtinë me muajin e shenjtë të Ramazanit, janë bërë edhe riorganizime të orarit mësimor të shkollave e shkurtim të pushimit të gjatë. Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës bëri të ditur se mësimi do të fillojë nga ora 07:30, ndërsa do të shkurtohet kohëzgjatja e mesndërrimit dhe do të…
Lajme
Për herë të parë në Prishtinë me muajin e shenjtë të Ramazanit, janë bërë edhe riorganizime të orarit mësimor të shkollave e shkurtim të pushimit të gjatë.
Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës bëri të ditur se mësimi do të fillojë nga ora 07:30, ndërsa do të shkurtohet kohëzgjatja e mesndërrimit dhe do të reduktohen pushimet e gjata.
Sipas njoftimit, mësimi do të fillojë nga ora 07:30, ndërsa do të shkurtohet kohëzgjatja e mesndërrimit dhe do të reduktohen pushimet e gjata.
“Këto masa janë ndërmarrë në respekt të agjëruesve dhe për të lehtësuar organizimin e ditës shkollore”, thuhet në njoftimin e DKA-së të Prishtinës në Facebook.
Autoritetet arsimore bëjnë të ditur se, pavarësisht ndryshimeve në orar, nuk do të zvogëlohet numri dhe kohëzgjatja e orëve mësimore. Procesi mësimor do të përfundojë më së largu deri në orën 17:00, duke ruajtur cilësinë dhe vazhdimësinë e mësimit.