Për herë të parë kryhet intervenimi në segmentin e pasmë të syrit në QKUK
Në Klinikën e Oftalmologjisë (Syve) është realizuar operacioni i parë në segmentin e pasmë të syrit. Intervenimi tillë njihet si "pars plana vitrektomia" dhe është kryer nga Dr. Naser Salihu, asistentja dr. Besa Ramadani, dhe ekipi tjetër mbështetëse në përbëre të Dr. Ilmi Havolli, specialist i anesteziologjisë dhe instrumentarja Lendita Zeqiraj.

Lajme
Sipas një njoftimi të QKUK-së, ky intervenim shënon një sukses të ri për Klinikën e Syve dhe tërë Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës dhe për pacientët që tash e tutje nuk do të kenë nevojë të shkojnë për trajtim jashtë institucionit publik.
“Ky lloj i intervenime do ta lehtësojë qasjen e pacientëve për këto shërbime dhe do të kursej buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore. Klinika e Syve këtë vit ka filluar të kryej edhe procedura të tjera mjekësore që përpara nuk ishin kryer, heqja pëlhurës me laser dhe procedura tjera,e gjithë kjo falë përkushtimit të stafit shëndetësorë, por edhe përkrahjes së menaxhmentit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitare të Kosovës”, thuhet në njoftim./K.p