Për Haertel, fitorja kundër Krasniqit, suksesi më i madh në karrierë
Stefan Haertel me fitoren kundër Haxhi Krasniqi ka arritur suksesin më të madh në karrierë.
Sport
31 vjeçari gjerman, ka zhvilluar vetëm luftën e 19-të gjatë karrierës së tij, ku ka regjistruar 18 fitore dhe një humbje.
Por, rripi i kategorisë super të mesme të Evropës i fituar në luftën kundër Krasniqit, është titulli i parë i tij profesionist.
“Shpresoj të mos jep rripi i fundit”, ka deklaruar Haertel pas ndeshjes, përcjell ‘lajmi.net’.
Sfida mes Krasniqit dhe Haertel zgjati 12 raunde, dhe fituesi u përcaktua me vendim unanim të gjyqtarëve.
Për Haxhi Krasniqin, kjo ishte humbja e gjashtë në 55 meçe./Lajmi.net/
Hax