Për Gecët, 36 vjet burg

Një trup gjykues i përbërë prej tre gjyqtarëve të EULEX-it në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, ka shpallur fajtorë tre pjesëtarë të familjes Geci nga Llausha, të cilët i ka dënuar me gjithsejt 36 vite burg. EULEX, përmes një njoftimi, bën të ditur se personi i katërt është liruar nga akuza. “Sabit Geci, Rrustem Geci dhe…

Lajme

12/09/2013 16:27

Një trup gjykues i përbërë prej tre gjyqtarëve të EULEX-it në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, ka shpallur fajtorë tre pjesëtarë të familjes Geci nga Llausha, të cilët i ka dënuar me gjithsejt 36 vite burg. EULEX, përmes një njoftimi, bën të ditur se personi i katërt është liruar nga akuza.

“Sabit Geci, Rrustem Geci dhe Hetem Geci u shpallën fajtorë për krim të luftës kundër popullatës civile për vrasjen e Gani Berishës më 18 qershor 1999 në qendrën mjekësore në Skenderaj”.

“Gjykata i shpalli të pandehurit të pafajshëm për vrasjen e Vehbi Berishës dhe lëndimin e Isa dhe Musa Vojvodës më 18 qershor 1999 në Skenderaj”.

“Gjykata e morri parasysh natyrën e rëndë të krimit dhe cenimin e paprekshmërisë së qendrës mjekësore për dënimin e secilit prej të pandehurve të dënuar me nga 12 vite burgim”.

“Bedri Shala është liruar nga akuza për ndihmën dhënë kryerësve të krimit pas veprës, për shkak se Gjykata ka vërtetuar se kjo vepër nuk është dëshmuar përtej dyshimit të arsyeshëm”.

EULEX kërkon që të mos ngattërohet emri i Sabit Gecit të dënuar sot, me emrin e ish komandantit të UÇK’së, Sabit Gecit, të dënuar kohë më parë dhe i cili është aktualisht duke vuajtur dënimin në burg.